DYLON

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit (FOTO)

Stuhia shkakton dëme të konsiderueshme materiale në Llashticë të Gjilanit (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Një stuhi e fortë ere dhe shiu, rreth orës 13.30, ka përfshirë sot fshatin Llashticë të Gjilanit, me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe aktualisht po e largojnë ujin nga dy bodrume të shtëpive atje.

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, ka njoftuar se stuhia e fortë ka dëmtuar një kulm të një lokali, një dritare të ambulantës, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, derisa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.