DYLON

SC Gjilani siguron shërbimet e futbollistit elbasanas Ardit Hila

SC Gjilani siguron shërbimet e futbollistit elbasanas Ardit Hila
Avatar photo Redaksia

Skuadra e  futbollit SC Gjilani ka siguruar shërbimet e mesfushorit elbasanas, Ardit Hila, bëhet e ditur në faqen zyrtare të klubit gjilanas.

Mesfushori 27 vjeçar i lindur në Elbasan, karrierën e tijë e nisi në qytetin e lindjes, KF Elbasani.Ai karrier në Shqipëri kishte bërë edhe në skuadra e Teutës ku kishte luajtur për tre vite nga 2015 deri në 2018, për tu transferuar tek Partizani i Tiranës dhe duke e konkretizuar një sezon të suksesëshme me të kuqët, ku arritën të shpalleshin kampion në Kategorin Superiore të Shqipërisë.

Hila ishte pjesë e suksesit të ekipit nga kryeqyteti i Shqipërisë, nga ku kishte zhvilluar 27 paraqitje në atë edicion.

EkoHigjiena

Ardit Hila në skuadrën e Gjilanit vie pas një viti të kaluar tek ajo e Prishtinës, nga ku ishte paraqitur në 15 takime.

Mesfushori 27 vjeçar me skuadrën e Gjilanit ka firmosur kontratë, e cila do ta mbajë atë si pjesë e ekipit kuq e bardh për një edicion, thuhet në faqen zyrtare të klubit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.