Ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë për diten e mërkurë, 25 shtator. Kjo pasi fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” është e rënduar dhe duhet të ruhet për ndeshjen e radhës së Kosovës.
Ky vendim duket se nuk u ka pëlqyer klubit nga Klina, Dukagjini, të cilët kërkojnë që ndeshja të zhvillohet në një terren neutral.
Klubi Futbollistik “Dukagjini” do të bëj edhe kërkesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Kosovës për mos shtyerjen e kësaj ndeshje.
Dukagjinasit kërkojnë që të rrespektohet rregullorja e garave dhe të mos vendoset për shtyrjen e ndeshjes.