DYLON

Ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike

Ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, më 21 gusht 2019, rreth orës 07:17 minuta, një person i moshës 42 vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Dyshohet se i ndjeri B.E. (1977), nga fshati Ramjan, komuna Viti, derisa ishte duke punuar së bashku me dy punëtorë tjerë tek një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, përkatësisht në dalje të Gjilanit, rruga e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç’rast edhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

EkoHigjiena

Prokurori i shtetit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.