Dueli ndërmjet Flamurtarit dhe Vushtrrisë, i vlefshëm për javën e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll është shtyrë ditën e hënë.
Kjo ndeshje ishte paraparë për tu zhvilluar ditën e diel, por për shkak të reshjeve të mëdha të borës në kryeqytet, ndeshja është shtyrë për një ditë më vonë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Klubi Futbollistik “Flamurtari” dhe Federata e Futbollit e Kosovës.