Shtohet vlera e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit të KF “Kika”
Shefi i kabinetit të kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së, Xheladin Krasniqi, për rritjen e fondeve për ndërtimin e stadiumit historik të Klubit Futbollistik „Kika“ në Hogosht të Komunës së Kamenicës.
Kjo marrëveshje shton vlerën e fondeve nga 1.6 milion euro në 2.2 milion euro. /2LONLINE/