Në laboratorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, nga sot është e mundshme që pacientet vitias të bëjnë edhe analizën e Proteinave C Reaktive të njohur me shkurtesën (CRP).
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili tha se ky lloj i analizës është shumë i rëndësishëm pasi sipas saj më të vërtetohet dhe tregohet faza akute të inflamacionit.
Sipas saj me këtë lloj të analizave profesionistëve shëndetësor ju lehtëson puna për diagnostikim.
Ajo bënë me dije se falë donacionit të mërgimtarit, Mejdi Shabiu nga fshati Gjylekar laboratori i QKMF-së së Vitisë, është furnizuar edhe me një aparaturë Centrifugë si dhe një aparat për përzierje të gjakut.