DYLON

Komuna e Vitisë shpallë sportistët dhe artistët të vitit 2018

Komuna e Vitisë shpallë sportistët dhe artistët të vitit 2018
Avatar photo Redaksia

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti  në Viti, është mbajtur ceremonia e shpalljes së laureatëve në fushën e Kulturës dhe Sportit për vitin 2018. Me këtë rast artisti i vitit është shpallur valltari, Patriot Osmani kurse sportist i viti është shpallur Festim Alidema.

Ndërkaq çmimi i publikut për artistin e vitit 2018 e ka marrë këngëtarja e re, Djellza Nuhiu e sportisti i vitit nga publiku vitias është përzgjedhur sportisti Taulant Qosa. Ansambli më i mirë është shpallur “Dasma” nga Pozherani.

Ndërkaq si klubi më i mire është shpallur Klubi i Pingpongut “Vitia”, trajneri më i suksesshëm Hazir Alidema, për vepër jetësore është nderuar Jakup Jahiri kurse çmimet speciale në fushën e sportit i kanë marrë: Drilon Ibrahimi, Urata Rama, Lumturia Rama, Edon Rexhepi dhe Granit Halili kurse vullnetarja e vitit 2018 është shpallur Sadie Lutfiu. Përndryshe me një fjalë rasti të gjithë të pranishmeve ju është drejtuar zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.