(2L ONLINE) – Ligji i miratuar së fundi nga Parlamenti i Kosovës për duhanin është i mirëseardhur për të gjithë njerëzit që nuk e konsumojnë atë si dhe për shëndetin e popullatës në tërësi, pa u futur në detaje është apo jo më i miri I mundshëm!
Por me gjithë përparimin kishte dhe ka probleme në lmplementimin dhe respektimin e tij. Me aq sa kam kuptuar unë, është e ndaluar që duhani të reklamohet dhe të ekspozohet në publik. Por ja që ndodhë ajo që pak kujt i bënë përshtypje edhe pse s’ka ku shkon më ma publik se kaq.
I keni vërejtur shitësit e shumtë ambulantorë të cilët në takt minutash frekuentojnë kafiteritë e shumta në qytet? Ata përderisa bëjnë ofrimin e cigareve,vizitorëve të interesuar e të pa interesuar,ata ekspozojnë në mënyrë të hapur pakot e markave të ndryshme të duhanit (shiko foto).
Tani, përgjegjësia shtet -individ dhe anasjelltas lë për të dëshiruar. Ky njeri nuk respekton ligjin se ka një brengë më të madhe. Të mbajë dhe ushqeje familjen, gjë të cilën shteti nuk ia ka arritur të ja sigurojë! Atëherë përse bënë ligje shteti?! sa për sy e faqe apo për të i respektuar ato?!
Natyrisht që duhet respektuar ligjet nga kushdo qofte. Por, edhe shteti duhet krijoje kushte paraprake që më pastaj të kërkojë me plot arsye të respektohet ligji. /Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/