Shteti dhe atdheu!

Shteti dhe atdheu!

Ka kështu dy emërtime për të njëjtën gjë, për të cilën lidhet jeta njerëzore. Shteti, -ku sigurohet njeriu në bashkësi, duke menduar rrethanat reale, me ligjet e të drejtave dhe detyrimeve për të gjiuthë baraz, -si dhe atdheu –ku njerëzit kanë vendlindjen dhe më tutje njerëzit e vet të kombit a popullit.

Shkruan: Femi HALIMI

Vendlindja është sikur atdheu vetëmse tregon vendin e lindjes, që do të thotë nismën e jetës në familje dhe komunitet. Vendlindja dhe atdheu janë mu sikur simboli dhe figura, ku simboli është përbrenda figurës cilësdo dhe që tregon përmbsjtjen e figurës.

Shteti ndërkaq përmes pushtetit në histori doli si mbrojtje e njerëzve të një komuniteti por mbrojtje edhe e klasës sunduese. Nëmes dy mbrojtjeve ka pasë gjithmonë një keqkuptim, pasise mbrojtja e klasës sunduese nuk është njësoj sikur mbrojtja e gjithë komunitetit. Ka shpërpjestim nëmes dy mbrojtjeve, sa që një pushtet i egër e humbë arsyen e mbrojtjes së komunitetit.

Ashtu, në një sundim të ashpër nuk ka dallim nëmes bashkëkombasve a njerëzve të një komuniteti dhe t një armiku. Nuk ka dallim fare nëmnes armikut dhe njerëzve të kombit nëse pushteti është i padrejtë. Edhe nga përvoja e dijmë se në ashpërsi e padrejtësi nuk dallohet armiku prej njerëzve të kombit, përderisa bëjnë një të njëjtin sundim.

Shteti ndërkaq është tërësia politike e ushtarake e një populli a kombi, megjithëpse nuk ka sshtet me vetëm një popullsi të pastër etnike. Teoria e kombit dhe të së drejtës për sundim të shumicës u zhvillua nga nacionalistë politikë, nga e cila teori edhe shpërthyen luftëra shumë në kohë të re.

Shteti ushtron funksion etr përmes pushtetit. Kështu ndijmë rëndom njerëz që njësojnë shtetin me pushtetin a nuk i dallojnë, edhe kur fyejnë e poshtërojnë, qoftë pse kanë të drejtë, qoftë pse u duhet. Shteti është i pandërrueshëm dhe ka një themel institucional, njëjtë me gjithë shtetet e botës, por ka përparësinë e kombit me shumicë a autokton, a etnik!

Nga përmbledhjet e tilla të shtetit dhe pushtetit, mandej të kombit a popullit dhe etnisë, -që do të thotë të gjuhës përbrenda zyrtare të pushtetit të shtetit, nisen të gjitha teoritë e botës për shtetin. Një komb shumicë ka gjuhën e vet dhe ashtu e kështu gjuha e shtetit me pushtet është gjuhë zyrtare e pushtetit të shtetit të tillë kudo. E drejta për gjuhën zyrtare dhe thyerjet rreth saj kanë arsyetuar të drejtat e popujve a kombeve për sundim mbi të tjerët a për më shumë të drejta se të tjerët.

Gjuha ashtu, që është shenjë identiteti dhe komunikimi nëmes një kombi por edhe me të tjerët, është bazë nga e cila nisën ligjet e shteteve gjithmonë, duke paragjykuar se e drejta e një populli a kombi për pushtetin egzistues buron nga gjuha e vetë atij populli. Natyrisht se një popull shumicë që ka pushtet të vet nuk mund të marr gjuhë zyrtare një gjuhë të një kombësie a të një populli tjetër, mirëpo fatkeqësisht një gjuhë e tillë ka qenë gjithmonë kundër gjuhëve tjera të pjesëtarëve të kombeve tjera brenda shtetit të tillë dhe e drejta e gjuhls së kombit ka nxitë gjithmonë nacionalizëm dhe shovenizëm të kombit sundues ndaj kombeve tjera brenda shtetit të tillë.

Nëse një institucion, a ent, a ministri, a deri edhe një individ i pushtetit then ligjetr –nuk do të thotë se me të duhet të largohet edhe pushteti. Kush del ndesh me ligjin dhe të drejtatr njerëzore, largohet nga pushteti, kurse pushteti nuk ndërron dhe nuk fajësohet. Porse nëse një përfaqësues i pushteti bën thyerje ligjesh dhe interesash të njerëzve që e bëjnë atë pushtet nuk ndalet së bëri thyerjen, i gjithë faji i ndajvëhet pushtetit të shtetit.

Me kohë nëse nuk funksionon mbrojtja përbrrenda e pushtetit, vërtetë njerëz të ligj mblidhen në pushtet dhe e bëjnë një pushtet të lig dhe armiqësor për vfetë popullin a kombin. Në këtë përgjatë tërë historisë së shteteve dhe pushteteve janë mbledhë përvojat dher mësimet dhe nga to ligjet që kanë treguar e dëshmuar për një pushtet ideal për njerëzit, i cili pushtet duhet të ketë parasysh gjithmonë popullin a kombin, a qytetarët.

Tani zakonisht me ligj përmenden qytetarët, pasise ka pjesërarë brenda shtetit nga shumë kombe a popuj dhe vetë kombi që u fiksua me katër rregulla të kushtit për të qenë kombnjë popull, ndryshoi vetvetiu. Kështu gjermanët kanë gjermanë edhe në Austri, a Zvicërr –mirëpo ato shtete janë kombe në vete, duke pareamenduar kombin shtetformues dhe një të kaluar të ndarë të vetën.

Spanjollët janë me mbi 20 shtete në botë ku kanë shtete të veta të pavarura dhe ku Spanja nuk ka kurrfarë ndikimi ligjor as politik, edhepse ato shtet janë spanjolle. Njësoj SHBA –të janë shpallë ka kohë shtet i një kombi amerikan unik, anise ka vetëm një gjuhë zyrtare angleze në gjithë shtetin a vendin, a teritorin.

Si të identifikohet me këto të gjitha kombi shqiptar në Kosovë? Tani kemi dy shtete të kombit, -njërin të pavarur në emër të kombit në Shqipëri dhe tjetrin komb të integruar me të drejtën ndërkombëtare e të protektoratit me pjesëtarë të kombeve tjera përbrenda. Si bëjnë të gjithë pretendohet të bëhet edhe në Kosovë, që gjuha shqipe të jetë zyrtare mbi të tjerat dhe kjo është edhe e kuptueshme nga vetë nevoja dhe punët si janë. Komb të tillë shqiptar kemi edhe në Maqedoni, megjithë padrejtësitëqë bëhen ende dhe ku gjuha shqipe mezi tani arriti dikund të shënohet në rrugë e në disa ligje e rregullore të pushtetit atje. A ka komb maqedon nëse bëhet pyetje, kundërshtojnë dy palët në koncept. “Maqedonët” që janë sllavët bullgarë e të tjerë me identitet specifik që nuk janë bullgarë por që edhe ata flkasin sllavisht, thonë se vendi është i tyre, me të gjitha të drejtat dhe vështirë e pranojnë tjetërkend, anise të tjerët –që do të thotë shqiptarët në rend të parë përbëjnë mëse gjysmën e popullsisë. Shovinizmi dhe format tjera të errëta politike vështirë evoluojnë në atë mes politik shtetëror edhe me trysnitë e Bashkësisë Ndërkombëtare tani e 3o vjet! Interesi për të shtypur të tjerët dhe për të marrë të gjitha të drejtat për vete, -e në anë n tjetër taksat për të paguar vetëm shqiptarët, -janë format më ekstreme dhe primitive të sllavëve maqedonë atje. Ata për më tepër as nuk janë maqedonë dhe maqedonë janë në të vërtetë shqiptarët, por megjithkëtë favoret politike që patën “maqedonët” që prej tërheqjes së pushtetit turk atje bënë një popullatë tejtet të lazdruar, që jeton nga paratë e mundi i shqiptarëve, që mbajnë shtetin nga shqiptarët dhe që duan që shqiptarët mos të kenë as edhe një të drejtë!…Këto nuk hyjnë në teoritë e shteteve, as të kombet për më tepër. Janë primitivzma që duhen luftuar si u luftuan deri tani me mundësitë që ishin dhe që duhet t’u ndalet disi shovenizmi dhe primitivzmi në pushtet kundër shqiptarëve vetëm pse janë shgqiptarë.

Kështu pushtetet që bëhen nga shtetet, bazohen në një komb të parë dhe të një gjuhe të parë zyrtare, me të drejtë e shumë herë pa të drejtë, por dosido kështru është praktika e ushtreimit të pushteteve në krejt boitën deri tani! Ka shum përparim në këtë drejtim, që vërtetohet me fakte e dokumente, mirëpo ka mese primitive këtu tek ne e deri në tërë botën ku popuj e popuj mohohne së egzistuari dhe ku e gjithë e drejta dhe e vërteta merret për vete ngs kombet në pushtet.

Pushtete që vijnë nga shtetet kështu a ashtu kanë një natyrë të njëjtë të formësimit dhe të mbajtjes, shtuar punët teknike të çdo pushteti, që jnë të njëjta. Megjithkëtë a atë, në botë mbisundojnë kombet a popujt me shtetet dhe pushtetet dhe ende shtetet e ndryshme në botë përmbledhin të drejtat për një etni që sundon me njerëz të vet mbi etnitë tjera. Kështru ende konsiderohet e arsyeshme dhe e drejtë që një komb të mbaj shtetin për nevojë dhe interes të vet, edhe nëqoftë se për shumë çka përplaset me të drejtat e etnive të tjera përbrenda.

Përmendëm deri tani kështu emra të ndryshëm dhe funksione që bëjnë shtetet e botës. Përmendëm shtetin dhe pushtetin, kombin a popullin dhe atdheun me vendlindjen, si dhe veçoritë që bëjnë ligjet. Tujte, është gjuha u përmend që kushtëzon gjithë ngritjen ligjore dhe komunikuese për shtetin me pushtet zyrtar dhe nga gjuha edhe identifikohet vetë një shtet…

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE