DYLON

UEFA publikon listën, Fc.Drita sërish klubi më i mirë nga Kosova

UEFA publikon listën, Fc.Drita sërish klubi më i mirë nga Kosova
Avatar photo Elife Sherifi

UEFA ka publikuar renditjen më të re në rang klubesh, derisa FC Drita vazhdon të jetë klubi më i mirë nga Kosova.

Ish-kampionët e vendit nuk kanë ndryshuar fare pozitë (372) dhe me koeficient prej 1,500 del të jetë skuadra më e mirë nga Kosova në Evropë.

Shtëpia e Futbollit Evropian ka publikuar listën e re, por që çuditërisht ende nuk figuron Feronikeli, klubi tjetër kosovar që pati suksesin e njejtë sikurse gjilanasit në edicionin e kaluar.

EkoHigjiena

Feronikeli kaloi turin parakualifikues në Evropë, ndërkohë që u eleminuan në turin e parë të Ligës së Kampionëve nga TNS dhe në turin e dytë të Ligës së Evropës nga Slovan Bratislava.

Ndërkohë pas Dritës vjen Prishtina e cila gjithashtu nuk ka ndryshuar pozicion edhe pse ishte eleminuar qysh në rundin paraeleminator të Ligës së Evropës.

Kryeqytetasit tani renditen në pozitën e 402 me 1,250 koeficient, ndërsa Trepça ’89 renditet në pozitën e 447-të me 0,500 koeficient.

Renditja e re e UEFA-s bëhet pas tre muajsh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.