DYLON

Kryetari Hyseni: Shefja e USAID-it dhe ai i UNICEF-it informohen për qeverisje të ndershme

Kryetari Hyseni: Shefja e USAID-it dhe ai i UNICEF-it informohen për qeverisje të ndershme
Avatar photo Redaksia

Për vizitë në Gjilan ka qëndruar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt, u.d. të shefi i UNICEF-it në Kosovë Benjamin Fisher dhe ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

Ata janë prit nga kryetari i komunës Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, të cilët janë informuar për zhvillimet në komunë.

EkoHigjiena

“Me drejtorehën e USAID-it kemi biseduar për projektet, të cilat po implementohen në komunën tonë, duke përfshirë projektin për Integritet të komunave në Kosovë, projekti për qeverisjen e pronës dhe kontratën sociale”, tha kryetari Hyseni.

Pas takimit nê komunë, udhëheqja komunale dhe ata të USAID-it kanë vizituar parkun qendror, ku kanë parë nga afër investimet e USAID -it. Këto investime janë mundësuar përmes bashkpunimit me projektin USAID Social Contract Activity.

Ndërkohë, bashkë me ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe u.d. të shefit të UNICEF-it në Kosovë Benjamin Fisher, vizituan Dhomën Burimore në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi”, ku është investuar në sallën burimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Kryetari tregoi se kjo dhomë është e gjashta, aq sa numëron komuna jonë.

“Bashkë me partnerët tanë dhe nivelin qëndror, jemi për qeverisje të ndershme e profesionale”, tha Alban Hyseni.

Këto investime janë mundësuar përmes aktivitet Pandemic Response Activity, bashkpunim ky në mes te USAID-it dhe UNICEF-it. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.