Një lloj i ri i mollës, për zhvillimin e së cilës u nevojitën dy dekada dhe për të cilën thuhet se qëndron deri në një vit në frigorifer pa u prishur, do të dalë në shitje për herë të parë të dielën në Shtetet e Bashkuara.
Molla e quajtur “E forta kozmike”, është një lloj i shartuar i mollëve të llojit “Honeycrisp” dhe “Enterprise” dhe për herë të parë ishte kultivuar në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit në vitin 1997.
Shkencëtarët i shpenzuan 10 milionë dollarë për zhvillimin e këtij lloji të mollës. Të drejtën ekskluzive për kultivimin e saj për dhjetë vjetët e ardhshëm e kanë vetëm fermerët në shtetin e Uashingtonit.
Më shumë se 12 milionë trupa të këtij lloji të mollës tashmë janë mbjellë, ndërsa sistemi i rreptë i licencimit nuk ua lejon fermerëve që ta kultivojnë atë në pjesë të tjera të vendit.