Autoritetet policore kanë bërë me dije se një e dyshuar, rome, shtetase e Serbisë, me vendim të prokurorit është deportuar përmes pikalimit kufitar “Dheu i Bardhë” dhe i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Raporti i policisë
VENDIM PËR LARGIM ME FORCË
PKK. Dheu i Bardh 13.07.2021-06:00. Është raportuar se një e dyshuar, rome shtetase e Serbisë me vendim të prokurorit është deportuar përmes PKK. Dheu i bardhë dhe i është dorëzuar prindit të saj pasi që e njëjta kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Të njëjtës i është lëshuar vendimi për largim me forcë, ndalim hyrje në R. Kosovës për një vit.