DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.