Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka njoftuar opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar shtatë mostra të dyshimta për koronavirus .
“Pas analizave të kryera, shtatë rastet e testuara kanë rezultuar negative”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.
Sikurse edhe ditëve të kaluara, Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK-ja do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.