DYLON

Shkolla “Skënder Emerllahu” në Ramjan bëhet me bibliotekë moderne

Shkolla “Skënder Emerllahu” në Ramjan bëhet me bibliotekë moderne
Avatar photo Redaksia

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Skënder Emerllahu” në Ramjan të Vitisë, është bërë me një bibliotekë moderne, falë donacionit që ka pranuar kjo shkollë nga Korpusi i Paqes dhe vullnetarja e saj në Viti, Katie Mount.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Viti, në kuadër të këtij donacioni janë dhënë të gjitha mjetet përcjellëse për funksionimin e një biblioteke si: librat, dollapët për vendosjen e saj, tepih, perde, një kompjuter me video projektor por edhe disa gjëra tjera.

Një pjesë e madhe e librave të kësaj biblioteke janë në gjuhën angleze por ka edhe në gjuhën shqipe.

EkoHigjiena

Përndryshe udhëheqësit e kësaj shkolle dhe nxënësit e kanë mirëpritur këtë donacion dhe falënderuan për këtë Korpusin e Paqes dhe vullnetaren e saj që ka menduar për nxënësit e kësaj shkolle.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.