DYLON

30 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

30 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Avatar photo Redaksia

30 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

EkoHigjiena

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.961 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.159 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.715.

Në total numri i rasteve aktive është 592. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.