DYLON

Gjilani ka aktualisht 732 raste aktive me koronavirus, 97 prej të cilëve në hospitalizim

Gjilani ka aktualisht 732 raste aktive me koronavirus, 97 prej të cilëve në hospitalizim
Avatar photo Redaksia

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 732 raste aktive, 97 prej të cilëve në hospitalizim.

EkoHigjiena

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 18471 mostra, 5437 kanë rezultuar pozitivë, 4582 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 732 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 97 persona dhe 188 mostra në pritje për  rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.