Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 39 pacientë, 10 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 31 post-Covid.
Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 12 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient. /2LONLINE/