DYLON

Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19

Klinika Infektive nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19
Avatar photo Redaksia

Për herë të parë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar me Covid-19, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me Covid-19.

EkoHigjiena

Sa i përket pacientëve post-Covid-19, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.

Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me Covid-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.