56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, e deri tani, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike.
Numër i madh i fëmijëve janë trajtuar nga specialistë pediatër të profileve të ndryshme, ku sipas statistikave, deri tani në këtë vit ka pasur 18 mijë e 713 vizita specialistike. /2LONLINE/