Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 29 mars 2021, janë duke u trajtuar 917 pacientë.
753 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2.
78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
704 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë:
308 të konfirmuar me Sars Cov-2
8 në gjendje të rënduar
313 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 119 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 91pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 39 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 11 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 553 pacientë:
445 të konfirmuar pozitivë
19 në gjendje të rënduar shëndetësore
391 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 133 pacientë
Spitali i Gjakovës, 95 pacientë
Spitali i Pejës, 80 pacientë
Spitali i Gjilanit, 119 pacientë
Spitali i Ferizajt, 66 pacientë
Spitali i Mitrovicës,38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë