811 raste të thyerje së gurëve në veshkë janë realizuar në nëntë muajt e parë të vitit 2023, nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Në po këtë klinikë, janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, poashtu, ka pasur 1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi dhe aplikim i stentave ureterale, 134 rate të ekzaminimeve urodinamike, 193 aplikime të nefrostomave, mbi 7 mijë e 600 vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore. Janë bërë edhe 227 biopsi të prostatës.
Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike. /2LONLINE/