Njësia e Sklerozës Multiple në Klinikën e Neurologjisë ka ofruar për gjatë vitit 2021 shërbime ambulantore dhe spitalore për diagnostikimin dhe trajtimin e rasteve të reja me këtë sëmundje.
Nga ana tjetër punën e saj intensive në identifikimin dhe rekrutimin e të gjithë pacientëve në Kosovë të diagnostikuar në vitet paraprake, por të cilët në mungesë të terapisë, nuk kanë qenë në gjendje të trajtoheshin në mënyrë adekuate me terapinë specifike, por që tani terapia është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë vitit 2021, kanë qenë 39 raste të reja që janë diagnostikuar për herë të parë me sëmundjen dhe e kanë nisur trajtimin, ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Në Kosovë momentalisht për Sklerozë Multiple trajtim marrin gjithsej 369 pacientë.
Skleroza Multiple është sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur) dridhjet, artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim, ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/