Me 29 dhe 30 qershorë në Cyrih të Zvicrrës u mbajt festivali madhështorë ‘Alba Festival’, ku morën pjesë shumë këngëtarë shqiptarë që u kujdesën për krijimin e një atmosfere të zjarrtë për publikun.
Ishte një organizim unik në ambient të hapur me një hapësirë të gjërë, që bëri që edhe numri i publikut të jetë masiv. Atmosfera ‘shqiptare’ që mbretëronte në Cyrih të Zvicrrës, nuk mbeti pa u vënë re edhe nga mediat e huaja.
Gazeta e njohur zvicerane ’20 minutten’ i ka kushtuar një artikull koncertit madhështorë ‘Alba Festival’. “Festivali më i madh i muzikës shqiptare ndonjëherë” , ka qenë titulli i artikullit.