‘Sunny Hill Festival’ sjell këngëtaren me famë botërore në Kosovë

‘Sunny Hill Festival’ sjell këngëtaren me famë botërore në Kosovë

Edhe këtë vit, Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë, në datat 2/3/4 gusht. Për tri ditë rresht do të performojnë shumë këngëtarë me famë botërore, si dhe këngëtarë shqiptarë.

“Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” ka thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa që është bërë shkas për t’i sjellur shumë artistë të njohur ndërkombëtarë në Kosovë.

E së fundmi Dua ka treguar se pjesë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ do të jetë edhe këngëtarja e njohur, Miley Cyrus. Miley përmes një video që e ka shpërndarë Dua Lipa ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në festivalin gjigant në Prishtinë.

KOMENTE