SC Gjilani ka bërë me dije për rikthimin e Shqiprim Taipit pas një përvoje në kampionatin elitar të Kazakistanit.
“Klubi dhe futbollisti Taipi kanë gjetur rrugën e bashkëpunimit sërish, duke zgjatur dorën e rikthimit për një marrëveshje deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njofitmi ne klubit.
Taipi ishte pjesë e ‘kuqebardhëve’ në edicionin 2023/24, derisa pati paraqitje pozitive dhe ndihmoi ekipin në arritjen e objektivave. 27-vjeçari rikthehet me shije të mirë në shtëpi, pas të kaluarës te ekipi kazak Zhetysu.
Pas kompletimit të dokumentacionit, Taipi është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, derisa do jetë në dispozicion të kryetrajnerit Ardian Nuhiu duke nisur nga pjesa pranverore e kampionatit.
Drejtori sportiv i klubit Ertan Demiri e ka mirëpritur futbollistin dhe i ka uruar shumë suksese në rikthimin te Gjilani. /2LONLINE/