Shqipëria U21 ka mposhtur Kosovën U21 me rezultat 2-1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 që u zhvillua në “Elbasan Arena”.
Loja ishte e barazpeshuar në pjesen e pare, ndersa ne pjesën e dytë “Dardanët” e nisën shumë mirë, me një rast të shpërdoruar nga Valdrin Mustafa që do të sillte një rrjedhë ndryshe të lojës.
Rastin e shfrytëzoi shumë mirë Shqipëria duke shënuar dy gola të shpejtë, në minutën e 76-të dhe te 81-te.
Golin e vetëm për Kosovën e realizoi Blend Baftiu, në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Kosova aktualisht është në vendin e tretë me 6 pikë, 3 pikë më pak se Anglia dhe Austria derisa Shqipëria është në vendin e katërt me 5 pikë.