Shqipëria ka shënuar fitore të madhe në “Air Albania” në kuadër të javës së pestë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë mposhtur Kazakistanin me rezultat 3-1 duke rikthyer shpresat për vendin e parë në grup.
Skuadra e drejtuar nga Rey Manaj e gjeti golin në minutën e 16-të me anë të Sokol Cikalleshit, i cili realizoi me kokë pas krosimit të Memushaj. Shqipëria dyfishoi rezultatin në minutën e 23-të të ndeshjes me anë të mbrojtësit Ardian Ismajli.
Dersa, lojtarët e Shqipërisë ishin të shpërqendruar pas festës së golit, Kazakistani shfrytëzoi rastin për të shënuar.
Por, Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi golin e tretë në minutën e 61-të, ku nga penalltia e fituar nga Abrashi realizoi Rey Manaj.