Tarifat e romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, do të largohen në muajin maj të këtij viti.
Keshtu thotë koordinatori kombëtar i të dy qeverive, Fatmir Limaj, i cili thekson heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.
Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.
Kuvendi i Kosovës në qershor të vitit të kaluar kishte votuar një rezolutë për heqjen e tarifave të romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ta heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.