Kombëtarja e Shqipërisë ka konfirmuar miqësoren e radhës. Tashmë, futbollistët kuqezi do të takohen ndaj Sllovenisë me 30 mars 2020.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga FSHF, thuhet se ndeshja do të zhvillohet në teren neutral.
Më poshtë njoftimi zyrtar:
Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.