Përbërja e re e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të nis pas pak minutash seancën e saj të dytë, ku sipas burimeve të 2LONLINE, pritet që Shpresa Kurteshi 0 Emini të propozohet për kryesuese të re të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Shpresa Kurteshi – Emini vije nga LDK-ja, parti fituese e zgjedhjeve të fundit, por që akoma nuk ka zyrtarizuar ndonjë koalicion me ndonjë partnerë më të madh, andaj do të shihet qysh në fillim të kësaj seance se a do ti ketë LDK-ja votat për ta zyrtarizuar Shpresa Kurteshi – Eminin në pozitën e kryesueses.
Mësohet se LDK është në bisedime me të gjitha subjektet politike për koalicion, por akoma nuk ka asgjë konkrete. Pritet që përveç votave të LDK-së , Shpresa Kurteshi – Emini, t’i ketë edhe votat e AAK-së dhe subjekteve të vogla.
Ndërsa, pritet të shihet si do të votojë Nisma për Kosovën, pasi mësohet se ofertën konkrete për bashkëqeverisje tani më e ka bërë në drejtim të LDK-së, se cilën hise e do, por përgjigje nuk ka marr. Po ashtu në bisedime për të qenë në bashkëqeverisje me LDK-në, është edhe PDK-ja, që po ashtu nuk ka akoma asgjë konkrete, por se duhet parë se si do të votojnë anëtarët e saj, pasi kjo mund të ndikojë për pazaret e mëvonshme.