/Fjala e plotë e Shpresa Kurteshi Emini, bërë në emër të Lidhjes Demokratikë, Dega- Gjilan, kryetarit të saj z.Lutfi Hazirit, në mbledhjen komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi/
***
Mbase, vdekjet janë gjithmonë të ftohta dhe sjellin dhembje që nuk përshkruhen, por jemi të obliguar që Brenda vetes ta gjejmë njeriun qëndrestarë, të fortë, të durueshëm, sigurisht si shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit qe juve ju dha një vëlla, një baba, një shok, një mik të denjë , të devotshëm, të pashoq, e neve na e dha si shoqëri një njeri, një veprimtar dhe gjurmëlënës në historinë e çështjes kombëtare, një shembull se si duhet dashur familja, vendi e atdheu.
Mehmeti njihet si një nga aktivistët më të dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore në Gjilan, duke qenë dhe një nga bartësit e proceseve më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë , krah njerëzve të tjerë të mirë që për qëllim kanë pas dhe kanë çuar deri në fund, Çlirimin e Kosovës, bërjen e shtetit të Kosovës , në të cilin jetojmë, siç e meritojmë sot.
Përveç tjerash, në gjurmët e kësaj historie, Mehmet Murtezi do të mbahet në mend gjithmonë, veçanërisht për LDK-në, dega në Gjilan, si sekretar themelues, si sekretar i parë i Degës. Patjeter që do të mbetet pjesë e përhershme e familjes së madhe rugoviane!
Mirënjohje përherë ndaj veprës së tij, ju të jeni krenarë e Mehmeti ashtu siç do ta thërrasë Zoti tash e tutje, le të pushoj i qetë. /2LONLINE/
/Shpresa Kurteshi Emini/