DYLON

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në
Avatar photo Redaksia

Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, z. Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi z. Hodaj e informoi z.Barbano për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

EkoHigjiena

Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun.

Në fund të takimit z.Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.