Kryesuesja e Kuvendit komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, pasi ka votuar në vendvotimin e saj ka përcjell mesazhin e saj për rëndësinë që ka vota e qytetarit andaj edhe është e rëndësishme dalja e qytetarëve për të votuar.
“Vota, padyshim se është instrumenti më i rëndësishëm, të cilin populli e ka në dorë dhe duhet ta përdorë për të vendosur të ardhmen e tij, jetën në familje, shoqëri dhe institucione. Të nderuar qytetar, përgjigjuni në këtë thirrje të shenjtë, për veten dhe shtetin”, ka thënë ajo.