DYLON

Ata që fitojnë për të udhëhequr me pozita të rëndësishme në institucione janë të obliguar t’i raportojnë qytetarëve!

Ata që fitojnë për të udhëhequr me pozita të rëndësishme në institucione janë të obliguar t’i raportojnë qytetarëve!
Avatar photo Redaksia

Shpresa Kurteshi – Emini (LDK), ish kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, aktualisht anëtare e këtij organi më të lartë në komunë, ka shkruar në profilin e saj se, ata që fitojnë të udhëheqin pozita të rëndësishme në institucione komunale, shtetërore a çfarëdo qofshin ato, janë të obliguar t’i raportojnë vetëm e vetëm qytetarëve (përmes Kuvendit Komunal ose Parlamentit), veçanërisht ato pozita që merren drejtpërdrejt nga besimi qytetarë!

Ja postimi i saj i plotë:

EkoHigjiena

***

Organizatat politike, sigurisht që janë të rëndësishme për ata që vlerësojnë se mund të kontribuojnë në përmirësimin e politikave ditore që përmes saj të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës qytetare përgjithësisht. Gjë kjo që nuk po e shohim fare të ndodh as në nivelin lokal, hiç e hiç në atë qendror, për fat të keq!

Sido që të jetë, qytetarët duhet t’i varin shpresat kudo që munden!

Desha të them një gjë tjetër: Ata që fitojnë të udhëheqin pozita të rëndësishme në institucione komunale, shtetërore a çfarëdo qofshin ato, janë të obliguar t’i raportojnë, në radhë të parë, qytetarëve (përmes Kuvendit Komunal ose Parlamentit) veçanërisht ato pozita që merren drejtpërdrejt nga besimi qytetarë!   /2LONLINE/