• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

KPF rekomandon buxhetin, planin zhvillimor komunal ia lë përbërjes së ardhshme të Kuvendit

Redaksia 2LONLINE 8 Shtator, 2021 3 min
 KPF rekomandon buxhetin, planin zhvillimor komunal ia lë përbërjes së ardhshme të Kuvendit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, rekomandoi për Kuvend Komunal propozim-buxheti për vitin fiskal 2022 si dhe vlerësimet e hershme për vitet 2023-2024, ndërkaq e la për vendimmarrësit e ardhshëm komunalë Planin Zhvillimor Komunal 2021-2029, meqë opozita nuk u dakordua që të bëhet tani.

KPF rekomandoi për Kuvend edhe propozimin e Avdyl Aliut (LDK) për subvencionimin e auto transportuesve, të cilët po përballen me një gjendje të rëndë financiare shkaku i pandemisë, meqë janë të detyruar të punojnë me kapacitete të reduktuara. 

Në të vërtetë, duke qenë se kjo ishte edhe mbledhja e fundit e KPF, kjo pikë shkaktoi tensione ndërmjet pozitës dhe opozitës, e cila nuk ishte dakord me propozimin, me arsyetim se kjo po bëhet për arsye politike, sepse nuk ka mjete për t`i mbuluar nevojat e auto transportuesve. 

Përfaqësuesit e pozitës, ndërkaq thanë se për të ndihmuar nuk ka kohë të keqe në asnjë moment, qoftë para, qoftë pas zgjedhjeve.

Pas sqarimeve të drejtoreshës së Buxhetit Meral Sadriu dhe shefit Financiar, Ilmi Limani se ekzistojnë alternativa për t`i gjetur mjetet buxhetore për këtë qëllim, rekomandimi u miratua me 4 vota, një kundër dhe 4 abstenime.

Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit, ka thënë se shoqata e auto transportuesve ka bërë më herët kërkesë për ndihmë. 

‘Ata kanë nevojë për ndihmë, kurse ne kemi gatishmërinë për t`i ndihmuar, ndërkaq i mbetet Kuvendit që të vendos dhe drejtorisë që t`i hulumtojë mundësitë për t`i siguruar mjetet”, ka thënë ajo.

KPF rekomandoi për Kuvend edhe kërkesën për kompensimin e komisionit për vlerësimin e ofertave.                     /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale buxheti Komiteti për Politikë dhe Financa KPF Planin Zhvillimor Komunal Shpresa Kurteshi - Emini
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në

12 Gusht, 2022
Sport

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita

12 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

12 Gusht, 2022

Bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

11 Gusht, 2022

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë

11 Gusht, 2022

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com