• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kurteshi-Emini falënderon vendimmarrësit për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 16 Shtator, 2021 2 min
 Kurteshi-Emini falënderon vendimmarrësit për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të Gjilanit

Kuvendi Komunal i Gjilanit, me seancën e sotme, e ka përmbyllur mandatin e rregullt të periudhës 4-vjeçare. Kuvendin, në dy mandate rresht e ka udhëhequr me sukses Shpresa Kurteshi-Emini, përfaqësuese e LDK-së.

Me rastin e përmbylljes së mandatit, Shpresa Kurteshi-Emini, në cilësinë e kryesues, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit, për kontributin që kanë dhënë për të mirën e qytetarëve të komunës së Gjilanit.    

‘Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të kësaj përbërje, pa dallim grupimi politik, që kanë qenë të angazhuar gjatë këtyre katër viteve për të mirën e qytetit tonë. 

Sigurisht që në këtë periudhë kohore, të gjithë ju keni kontribuar shumë me vendimet tuaja në lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë. 

Falënderim të veçantë edhe kryetarit Lutfi Haziri, i cili ka treguar përkushtim jashtëzakonisht të madh, bashkë me drejtorët komunalë në jetësimin e vendimeve të Kuvendit Komunal, duke treguar një shembull se si duhet të funksionojnë organet komunale’, ka thënë Shpresa Kurteshi-Emini.  /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Gjilan kuvendi komunal Shpresa Kurteshi - Emini
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

30 Janar, 2023
Policia

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për pesë ditë

30 Janar, 2023

Policia e Kosovës arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë substancë narkotike

30 Janar, 2023

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com