Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se njësitet e zjarrfikësve nga Gjilani kanë dal në vend të ngjarjes por edhe përkundër përpjekjeve të tyre objekti në fjalë është djegur i tëri.
Zëdhënësi Hashani tha se ky rasti është duke u hetuar nga njësiti i Hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.
Përndryshe, autoritetet policore thanë se në stacionet policore të Rajonit Gjilanit vetëm javën e fundit janë raportuar 7 raste të zjarrit. Zëdhënësi Hashani tha se edhe përkundër përgjigjes së shpejtë duke dal në vendin e ngjarjes nga njësitet patrulluese policore, lajmërimit me kohë dhe veprimit të shpejtë të njësive të zjarrfikëseve, zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat e qytetarëve.
Hashani tha se kjo është një dukuri që me vite po përsëritet nga bujqit që po djegin arat dhe hamulloret e korrura më parë në mënyrë të pavetëdijshme po shkaktojnë dëme të mëdha materiale duke djegur dhe shkatërruar sipërfaqe të tëra malesh por edhe objekte në raste të ndryshme.
“Policia i thërret dhe apelon qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm dhe në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në prona të hapura. Kush do qoftë që takohet apo dihet se ka ndezur zjarr veçanërisht në këto ditë kur temperaturat janë të larta do të ndiqet penalisht konformë ligjit”, ka thënë Hashani./2lonline/