Policia e Kosovës respektivisht Divizioni i Policimit në Bashkësi dhe Parandalim në bashkëpunim me Ekipi për Mbështetje Civile Ushtarake të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe zyrtarë policorë të komunitetit nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë-Veri në një nismë të përbashkët kanë shpërndarë shirita vezullues të sigurisë në trafik për fëmijët e këtij rajoni.
Qëllimi i këtij partneriteti ka qenë të rris sigurinë dhe bashkëjetesën në mes komunitetit dhe autoriteteve ligj-zbatuese. Shiritat vezulluese janë shpërndarë në dy shkolla të ndryshme ku fëmijët e komunitetit mund të gëzojnë lojërat e tyre duke pasur një ndjenjë të shtuar sigurie.
Divizioni i Policimit në Bashkësi dhe Parandalim dhe Ekipi për Mbështetje Civile Ushtarake e Ambasadës Amerikane janë të përkushtuar për të krijuar një mjedis pozitiv për fëmijët dhe të tjerët , duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe forcimin e lidhjeve mes komunitetit dhe Policisë së Kosovës. /2LONLINE/