Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Arifin dhe në bashkëpunim me RESI-n austriak dhe Shoqatën e Bletarëve “Luzma”, sot kanë bërë shpërndarjen e 780 koshereve dhe pajisjeve të tjera për bletë, për 52 bletarë të Kamenicës.
Kryetari Kastrati tha se Kamenica ka kushte mjedisore mjaft të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë.
“Kamenica ka kushte mjedisore mjaft të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe ne po përpiqemi që ta përkrahim vazhdimisht edhe sektorin e bletarisë”, u shpreh kryetari Kastrati.
E Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për shpërndarjen e këtyre koshereve, pasiqë kjo do të ndikojë në zhvillimin e bujqësisë.
“Jam i lumtur që bletarëve të komunës sonë po u ofrohen kushtet elementare në zhvillimin e bujqësisë, përkatësisht kjo shpërndarje e koshereve që i’u është bërë bletarëve”, tha ai.
Ky projekt është bërë në bashkëpunim me RESI-n austriak, Shoqatën e bletarëve “Luzma” dhe Komunën e Kamenicës, për t’i dal në ndihmë bletarëve.