DYLON

Tetar Liridon Selimi fitoi vendin e dytë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Kroaci

Tetar Liridon Selimi fitoi vendin e dytë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Në mesin e pjesëmarrësve nga 13 shtete të Botës, garues të Garës Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë, ushtaraku i Forcës së Sigurisë të Kosovës, tetar Liridon Selimi (Kompania e Operacioneve Civile) zuri vendin e dytë, duke u renditur pas ushtarakut rumun rreshter Mera Dorel Silviu si dhe duke lënë pas ushtarin amerikan William Hennesy.

Konkursi i këtij viti është organizuar nga Komanda e Trajnim dhe Doktrinës “Fran Krsto Frankopan” të Ushtrisë Tokësore kroate. Konkurrentët dhe pretendentët nga tri kategori, një total prej 146 ushtarakësh, kanë zotëruar gjatësinë e përcaktuar të garës prej 40 kilometrave, në kazermën “Josip Joviç” si dhe fushën e Krbava-s.

Gara u zhvillua në fazën kualifikuese, pra gjuajtja kualifikuese me armë, që u mbajt më 9 maj 2019 si dhe gara kryesore ku sipas planit duhej të kalohej distanca prej 40 kilometrash, më 12 stacione punuese dhe 8 pika kontrolli.

EkoHigjiena

Stacionet punuese në të cilat u sfiduan ushtarakët garues ishin: navigimi, hedhja e granatës, poligoni i kalitjes, gjuajtje me VHS D2 (automatik), gjuajtje me HS – 9 (pistoletë), gjetja e lokacionit në hartë, identifikimi dhe kontrolli i personit, ndihma e parë në fushëbetejë, gjuajtja me AT-4 (antitank), kalimi i zonave të minuara dhe kontaminuara, kalimi i lumit mbi litarë dhe thirrje për zjarr indirekt.

Kosova, përkatësisht ushtria e saj, në Garën Ushtarake Ndërkombëtare në Republikën e Kroacisë u përfaqësua nga dy ushtarakë të rinj, rreshter Lorik Ramaj dhe tetar Liridon Selimi, ku ky i fundit tregoi sukses të madh në garë duke fituar vendin e dytë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.