Çmimi Shpresa e Vitit 2019 në konkurrencën e meshkujve i takon atletit Muhamet Ramadani. Kurse, Çmimi Shpresa e Vitit 2019 në konkurrencën e femrave shkon për xhudisten Laura Fazliu.
17-vjeçari, Muhamet Ramadani fitoi medaljen e artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në disiplinën e hedhjes së gjylës 5 kilogramë.
Të njëjtin vit, ai u shpall edhe kampion i Ballkanit për U-18, dhe medalist i bronztë i Ballkanit në grupmoshën U-20.
Kurse, Laura fitoi medaljen e bronztë në kampionatin botëror të junioreve për të mbajtur në Marrakech të Marokut, në të cilën mori edhe pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe medaljen e bronztë në kampionatin evropian të Vantaas së Finlandës.