Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpallur fajtorë katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Frashër Krasniqi është dënuar me 8 vjet burgim. Atdhe Arifi është dënuar me 6 vjet burgim. Egzon Haliti me 5 vjet e gjashtë muaj, si dhe Adea Batusha me 2 vjet burgim. Koha e tyre e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak do të llogaritet.
Ndërkohë, në një konferencë të jashtzakonshme, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë një konference të jashtëzakonshme për media ka thënë se dënimi që sot Gjykata Themelore e Prishtinës shqiptoi për aktivistët e Vetëvendosjes, është një dënim ‘kryekëput politik’.
E, Dardan Molliqaj, deputeti i Vetëvendosjes tha se shpallja e vendimit pikërisht sot, në ditën e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, ka qenë për ta dëmtuar lëvizjen Vetëvendosje.
https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/10154777372067000/