DYLON

UKZ ka organizuar promovimin e librit dhe filmit dokumentar për Aleksandër Moisiun

UKZ ka organizuar promovimin e librit dhe filmit dokumentar për Aleksandër Moisiun
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Festave të Nëntorit , Pavarësisë së Shqipërisë, Datëlindjes së Komandantit Adem Jashari, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UKZ ka organizuar promovimin e Libri “EMBLEMA” dhe njëherësh ka shfaqur filmi dokumentar “SIPARI” të autorit e regjisorit ISAK GUTA.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur Arsim Fehmiu, vëllai i aktorit Bekim Fehmiu. Ai e ka vlerësuar lartë punën e autorit e regjisorit Isak Guta, i cili, siç tha ai, është munduar aq mirë të përmbledhë në libër dhe dokumentar gjithë krijimtarinë e Aleksandër Mosisiut.

Ndërsa në emër të menagjmentit të Universitetit “Kadri Zeka”, ka folur prorektorja për çështje akademike, Shpresë Qamili. Ajo pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka thënë se e vlerëson lart jetën dhe veprën e aktorit Aleksandër Moisiut, duke shtuar se ai la gjurmë të pashlyeshme në skenën botërore të artit. Prorektorja Qamili njëherësh e ka vlerësuar lart dhe punën e bërë nga autori Isak Guta. Sipas saj e veçanta e këtij libri është se bën fjalë për një njeri të madh siç ishte Aleksandër Moisiu.

EkoHigjiena

Ndërkaq me këtë rast u dha është premiera e filmit dokumentarë “SIPARI” i cili po ashtu i kushtohet jetës dhe veprës së Aleksandër Moisiut duke u përqendruar në ekspozitën e autorit Isak Guta me portretet e aktorit, që ishte hapur në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërsa autori i librit “EMBLEMA” dhe filmit dokumentar “SIPARI”, Isak Guta thotë se, sa më shumë që ka bërë për figurën e këtij aktori të shquar, aq më shumë është respektuar dhe nderuar nga të tjerët, prandaj sipas tij duhet gjithmonë të shkruajmë dhe të hulumtojmë për këta njerëz të mëdhenj që i kemi pasuri tonën, ka thënë autori Guta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.