Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni, i ka dorëzuar sot familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2 mijë euro.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, e ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës zejtare afariste, Ymran Fusha, nënkryetarin Armend Jakupi dhe sektretarin Hasan Krasniqi, të cilët i ka falënderuar për zemërgjerësinë me këtë familje pas tragjedisë së tërmetit në Shqipëri.
Kryetari i kësaj Shoqate, Ymran Fusha, ka deklaruar se i është bashkangjitur aksionit të kryetarii Lutfi Haziri “Pak nga ne, shumë për ata”, duke thënë se kjo është më e pakta që mund ta bëjnë për këtë familje.
Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemesdinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë.