DYLON

Fakulteti Juridik i UKZ-së bëhet anëtare e ELFA-së

Fakulteti Juridik i UKZ-së bëhet anëtare e ELFA-së
Avatar photo Redaksia

Fakulteti Juridik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, nga muaji Janar i vitit 2020, bëhet pjesë e Asociacionit Evropian te Fakulteteve Juridike (European Laë Faculties Associaton-ELFA).

UKZ këtë konfirmim e ka marrë nga Sekretariati i ELFA-s, në emër të Presidentit të këtij Asociacioni, Prof. Dr. Marek Grzyboëski, ku sipas tyre Bordi i Drejtorëve të ELFA-s ka votuar unanimisht për pranimin e Fakultetit Juridik në Asociacionin Evropian të Fakulteteve Juridike (European Laë Faculties Associaton-ELFA).

Anëtarësimi në ELFA nënkupton shumë mundësi në të ardhmen për Fakultetin Juridik të UKZ-së, për personelin e këtij fakulteti e në veçanti për studentët.

EkoHigjiena

Shoqata Evropiane e Fakulteteve të Drejtësisë (ELFA) u themelua për të rritur cilësinë e arsimit juridik në Evropë duke siguruar një platformë për diskutim dhe shkëmbim. Qëllimi i aktiviteteve të ELFA është të koordinojë procesin e reformimit të arsimit juridik në Evropë, prezantimin e temave të reja, promovimin e bashkëpunimit midis Universiteteve në Evropë dhe përfaqësimin e Fakulteteve Juridike përballë Institucioneve Evropiane, Institucioneve Kombëtare të Arsimit, dhe Avokatëve dhe Shoqatave të Prokurorëve .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.