DYLON

Në Gjilan inaugurohet shtëpia e 132-të për familjet në nevojë

Në Gjilan inaugurohet shtëpia e 132-të për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Në vigjilje të nërrimit të motmoteve, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me donatorin, bankën NLB, në bashkëpunim me kompaninë Buqaj, ka inauguruar të enjten shtëpinë e re për familjen e Remzi Hajrullahut.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se ndjehet shumë i lumtur që kjo familje u bë me kulm mbi kokë, derisa e ka falënderuar bankën NLB dhe komapaninë Buqaj për solidaritetin e treguar.

“Kjo është shtëpia numër 132 në total dhe e 25-të për këtë vit, që po e inaugurojmë sot, pas aksionit të kryetarit Lutfi Haziri, i cili qysh prej vitit 2014, organizoi disa gala mbrëmje në mbështetje të familjeve me probleme të banimit. Urime dhe e lus Zotin që ta gëzojë familja Hajrullahu. Apeloj njerëzit e vullnetit të mirë që të vazhdojnë të jenë solidar në mënyrë që të përfundojnë njëherë e përgjithmonë vuajtjet e këtyre familjeve”, ka thënë Ismajli.

EkoHigjiena

Ai ka njoftuar se përpos ndërtimit të 132 shtëpive, Komuna i ka renovuar 40 shtëpi të tjera, ndërkaq për 40 familje ka paguar qira.

Drejtori i bankës NLB, Alber Lumezi, ka deklaruar se është krenar që kanë kontribuar për këtë rast.

“Sivjet e kemi zgjedhur familjen e Remzi Hajrullahut që të kontribuojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo iniciativë është mundësuar falë bashkëpunimit me partnerët tanë, kompaninë Buqaj si dhe Komunën e Gjilanit. Shpresojmë që familja Hajrullahu ta përjetojë festën e Vitit të Ri me një gëzim të madh. Jemi krenarë që kemi kontribuar në këtë rast”, ka thënë Lumezi.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit e ka dhënë truallin për këtë familje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.