Shoqata e Mërgimtarëve “VITIA” me seli në Geneve (Gjenevë) të Zvicrës i shprehë, falënderim të veçantë kryetarit të Kuvendit Komunal të Komunës së Vitisë, z.Naim Pira, si dhe këshilltarëve komunal , për mbështetjen që i dhanë mërgimtarëve të shumtë që gjatë kësaj vere ishin në pushime në vendlindje.
Ja shkresa e plotë:
Shoqata e Mërgimtarëve “VITIA” me seli në Geneve (Gjenevë) të Zvicrën i shprehë, FALËNDERIM, të veçantë kryetarit të Kuvendit Komunal të Komunës së Vitisë, z.Naim Pira, si dhe këshilltarëve komunal , për mbështetjen që i dhanë mërgimtarëve të shumtë që gjatë kësaj vere ishin në pushime në vendlindje.
Kuvendi Komunal i Vitisë, si institucioni më i lartë vendimmarrës, me gjithë mekanizmat e vetë përcjellës, ashtu si institucionet tjera komunale të qeverisur nga kryetari i komunës, z. Sokol Haliti,ishin në funksion të plot që mërgimtarëve t`iu lehtësojnë qëndrimin e tyre në vendlindje.
Andaj , Shoqata e Mërgimtarëve “VITIA” me seli në Geneve të Zvicrës , e ka parë të udhës që përmes një falënderimi publik të falënderoi kryesuesin e Kuvendit Komunal, z. Naim Pira si dhe këshilltarët komunal, për gjithë atë që bënë në funksion të qëndrimit sa më të këndshëm të mërgimtarëve në familjet e tyre në vendlindje.
Ju falënderojmë për gjithë atë që bëtë për NE, dhe me angazhimin e juaj jeni bërë shembull për të gjithë, se si me punë të përbashkët , mund të na ofroni një ambient të këndshëm për pushim në vendlindje duke na barë që të harrojmë mijëra kilometra që kemi kaluar për të ardhur në vendlindje. Urojmë që këto shembuj të mirë të na përcjellin edhe në të ardhmen.
Me respekt!
Geneve ( Gjenvë) , Zvicër: 8 gusht 2017
Kryetari i Shoqatës “Vitia”-Geneve
Xhavit ISLAMI